Flash News

E-TJERA

U arrestuan për krime zgjedhore/ Gjykata lë në "arrest shtëpie" 5 të arrestuarit në Cërrik

U arrestuan për krime zgjedhore/ Gjykata lë në "arrest

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për masën “Arrest me burg” për ish-drejtorin e  zjarrfikëses Artion Taçi dhe 4 vartësit e tij për ndikim në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Gjyqtarja dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 5 personat e arrestuar disa ditë më parë ndërkohë që seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

36-vjeçari, Artion Taçi me detyrë drejtor i zjarrfikëseve në qytetin e Cërrikut u arrestua në të njëjtën kohë me Agiano Dinoshi, me detyrë punonjës i tatim taksave në Bashkinë Cërrik; Adnand Xhelili, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës ne Bashkinë Cërrik; Alban Shima, me detyrë Përgjegjës i OSHEE në Cërrik dhe Armand Gjoka, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, të gjithë banues në Cërrik.

Të fundit