Flash News

E-TJERA

U denoncua për kanabizimin e Vaut të Dejës, reagon shefi i Komisariatit: Akuza që nuk qëndrojnë

Shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu, ka reaguar pas publikimit të një denoncimi të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Msrk Zhuri, kundrejt tij.

Zhuri akuzon Saliun se ka mbrojtur parcelat me kanabis dhe trafikantët duke nxitur kanabizimin e vendit. Në përgjigje të denoncimit, Saliu shprehet në një prononcim për mediat se deklaratat e Zhurit nuk qëndrojnë.

Ai shton se ka pasur grupe nga Tirana të cilat kanë kontrolluar për parcela kanabisi, dhe nuk kanë gjetur.

“Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëzim në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka patur grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional”, është shprehur Saliu.

Të fundit