Flash News

E-TJERA

U dhunua barbarisht, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali; pista ku po heton policia

U dhunua barbarisht, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në

23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj, i cili u dhunua në mënyrë brutale ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Mantova, Itali. 

Të riut shqiptar dhe një 35-vjeçari italian iu bë pritë nga disa persona, të cilët i dhunuan me shkop bejsbolli.

Edhe italiani Pier Francesco Ferrari është në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka rezultuar një person me precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe kjo është pista ku po heton policia.

Ndërsa për 23-vjeçarin shqiptar nuk ka shumë të dhëna dhe nuk është konfirmuar, nëse dhe ai ka qenë pjesë e bandave të drogës.

Karabinierët po marrin dëshmi të qytetarëve për të kapur autorët, por edhe për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit