Flash News

E-TJERA

U dhunua me mjete të forta, punonjësi i bashkisë së Shkodrës niset drejt Traumës

U dhunua me mjete të forta, punonjësi i bashkisë së

Ermal Dizdari punonjësi i bashkisë së Shkodrës i cili u dhunua me mjete të forta ditën e sotme  është dërguar në spitalin e Traumës.

Sipas raportimve ai ka bërë një skaner dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet.

Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. 

Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë si dhe ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit