Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Republika Domenikane, GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave

U ekstradua nga Republika Domenikane, GJKKO lë në burg Vilson

Gjykata e Posaçme la në fuqi arrestin në burg për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Republika Domenikane dy ditë më parë.

Në seancën për vlerësimin e masës, Pepa është shprehur se ai donte të kthehej vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.

Të fundit