Flash News

E-TJERA

U ekzekutua me armë/ Kush është Prek Tonaj, tentoi të vriste për hakmarrje 11 vite më parë

U ekzekutua me armë/ Kush është Prek Tonaj, tentoi të vriste

Detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen që ndodhi sot në fshatin Grudë, Shkodër, ku humbi jetën 47-vjeçari Prek Tonaj.

Ky i fundit u qëllua me armë zjarri brenda një lokali. Tonaj ishte punonjës i ujësjellës-kanalizimeve.

Tonaj ka rezultuar person me precedent penal. Në vitin 2011, ai së bashku me dy persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Si bashkëpunetorë të Prek Tonajt, u arrestuan edhe Ndue Tonaj dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër.

Mbtet për t’u parë nëse ngjarja e sotme ka lidhje me planin për vrasje të 11 viteve më parë.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për kapjen e autorit, i cili ka qenë i maskuar në momentin që ka qëlluar me armë në drejtim të 47-vjeçarit.

 

Të fundit