Flash News

E-TJERA

U fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet i riu nga Vlora

U fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet i

27-vjeçari nga Vlora, David Dani, është proceduar penalisht nga policia pasi një ditë më parë ndërhyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar dëmshpërblimin që, sipas tij i takon prej prishjes së pronës 5 vite më parë.

Mësohet se Dani është kallëzuar nga punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë e cila ka deklaruar se i riu është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.

Gjatë incidentit të djeshëm i riu u përplas verbalisht me këshilltarët, duke i quajtur mashtrues dhe intrigantë. Ai ka deklaruar i revoltuar se i është prishur banesa në rrugën që lidh Portin me Transballkanike dhe akoma nuk ka marrë dëmshpërblimin.

 

Të fundit