Flash News

E-TJERA

U gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

U gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar këtë të shtunë në Vlorë, pasi u janë gjetur armë dhe municion në banesë.

Në pranga kanë rënë B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje dhe  ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit