Flash News

E-TJERA

U gjet e pajetë në shtëpi/ Pse nuk kishte raporte të mira me nënën Pirro Dhima, peshëngritësi që mohoi se është shqiptar

U gjet e pajetë në shtëpi/ Pse nuk kishte raporte të mira me

E moshuara që u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në Himarë është nëna e peshëngritësit që është shpallur kampion bote me Greqinë, Pirro Dhima.

75-vjeçarja L.DH., jetonte e vetme në Himarë dhe përveç Pirros, ajo kishte dhe një djalë tjetër. Nëna e kampionit të botës ndërroi jetë për shkaqe natyrale dhe dyshohet se humbja ka ndodhur dy ose tre ditë më parë.

Nga lajmet që qarkullojnë në medi që marrin shkas nga deklaratat e tij, Pirro Dhima nuk ka pasur raporte të mira me nënën e tij.

Shkak për këtë është bërë martesa e tij me gazetaren greke Anastasia Sdougou, e cila është disa vite më e vjetër në moshë. Ky fakt nuk i ka pëlqyer nënës së tij dhe raportet mes tyre janë ftohur. Bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë disa vite më parë nga një sëmundje e rëndë.

Në intervistat që ai ka dhënë për mediat greke nuk e përmend nënën e tij, por tregon se për të është kujdesur gjyshja. Kujtojmë se peshëngritësi ka lindur në Tiranë.

"Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur", ka thënë Dhima.

Ky i fundit është larguar nga Shqipëria për në Greqi në vitin 1991, kur ishte vetëm 19-vjeç. Dhima nuk është nga ata sportistë që flet me krenari për vendin e tij. Madje ai e ka mohuar faktin që është shqiptar.

"Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, ka thënë Dhima duke theksuar se vetëm vendlindjen ka shqiptare.

Më herët, Dhima është zgjedhur deputet i partisë së majtë greke PASOK. Titullin e madh kampion bote, ai e ka marrë në vitin 1999.

Të fundit