Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në humnerë, policia jep detaje për vdekjen e nipit të Nehat Kullës

U gjet i pajetë në humnerë, policia jep detaje për vdekjen e

Klodian Kulla u gjet i pajetë në humnerë, në urën e fshatit Fshat në Klos.

Sipas policisë, dyshohet se 39-vjeçari është vetëhedhur nga ura, e për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij i pajetë u nxorr pas disa orësh kërkime për shkak të terrenit të vështirë.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi Klodian Kulla, rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për shkak të terrenit të vështirë, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve kanë kryer kërkime për disa orë, duke bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit