Flash News

E-TJERA

U gjet i varur në pemë, 29-vjeçari shqiptar kishte shkuar të takohej me ish-gruan, ç’thonë hetimet

U gjet i varur në pemë, 29-vjeçari shqiptar kishte shkuar

Angjelo Avdiu është 29-vjeçari shqiptar i cili u gjet i varur në një pemë në një qytet të Greqisë. I riu ishte raportua i zhdukur një muaj më parë nga familjarët.

Avdiu, me banim të përhershëm në Kos, kishte ardhur në Ilia ditët e mëparshme për të vizituar një të afërm, siç shkruajnë mediat greke.

29-vjeçari ka qëndruar në shtëpinë e të afërmit të tij prej nga është larguar herët në mëngjesin e së dielës, por pa marrë me vete celularin dhe dokumentet e udhëtimit.

Motra e tij, pasi u njoftua nga të afërmit e saj për faktin e zhdukjes së tij, ka vazhduar të informojë autoritetet për vendndodhjen e tij.

Në një deklaratë për mediat greke ka folur edhe vëllai i të ndjerit, i cili tha se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha vëllai i të ndjerit.

Mediat greke thonë se hetimet janë përqenduar në disa pista. Së pari, po kqyren kamerat e sigurisë në zonë ndërsa po merren në pyetje edhe familjarët e viktimës për të mësuar nëse i riu kishte konflikte apo ishte përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Në verifikim janë edhe telefonatat e fundit të 29-vjeçarit.  

Të fundit