Flash News

E-TJERA

U gjet i vdekur në banesë, ushtaraku në Vlorë dyshohet se është vrarë

U gjet i vdekur në banesë, ushtaraku në Vlorë dyshohet se
Foto ilustruese

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e Vlorës, ku Altin Alikaj, ushtaraku 46 vjecar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen ’24 Maji’ tetë ditë pasi ishte shpallur i humbur.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga nëna e të ndjerit, por sipas policisë pas keqyrjes se trupit te viktimes, jane konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri, çka dyshohet se mund t’i kenë shkaktuar vdekjen.

"Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes", njofton policia. 

Të fundit