Flash News

E-TJERA

U gjet i vrarë në Kamëz, 35-vjeçari u arrestua disa muaj më parë nga RENEA

U gjet i vrarë në Kamëz, 35-vjeçari u arrestua disa muaj

35-vjeçari Can Kariçi u gjet i vrarë me zjarri këtë mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Viktima mësohet se ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore.

Pak muaj më parë, në shkurt të këtij viti viktima u arrestua nga RENEA në një operacion në Fushë-Milot.

Viktima asokohe u arrestua pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës "GLOCK", me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje”, deklaronte policia asokohe.

 

Të fundit