Flash News

E-TJERA

U gjobit për shitjen e "Hot Dogëve", si ra në grackën e policisë shqiptari në Londër

U gjobit për shitjen e "Hot Dogëve", si ra në

Rasti i 52-vjeçarit shqiptar, Ludovik Keqaj, i cili u gjobit nga Policia në Londër për shitje të paligjshme të "Hot Dogëve" është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave. 

Ludoviku kishte vite që shiste “Hot Dogë” dhe kikirikë të pjekur me një karrocë ambulante, pavarësisht se kjo mënyrë shitje është e ndaluar që në vitin 1999. Mediat e huaja raportojnë se shitësit shqiptarë janë kryesisht të palicensuar dhe policia bashkiake ndodhet në një betejë të vazhdueshme me ta.

Policia e përshkroi Ludovikun si “një nga tregtarët ilegalë me më shumë fitime në urën Westminster”. Ai u përball me 6 akuza për tregti në rrugë pa licensë dhe për secilën prej tyre u gjobit nga 670 £. Gjithashtu u gjobit me 1 666 £ për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth.

Bëhet me dije se Policët që e gjobitën 52-vjeçarin ishin maskuar si “Batman” dhe “Rubin” dhe mision kishin për të kapur tregtarët e paligjshëm në urë, që është dhe një nga vendet që vizitohet më shumë nga turistët.

Pas kapjes së Ludovikut, gjykata urdhëroi konfiskimin e karrocës së tij të hot dogëve dhe një bombole gazi, e përdorur gjatë aktivitetit të tij ilegal.

Të fundit