Flash News

E-TJERA

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto ilustruese

Një person është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës bën me dije se i arrestuari u jepte ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Personi që ka rënë në pranga është S. B., 40 vjeç, banues në Kavajë. Mbi të rëndon akuza për "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

Ai është kapur në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Ford", emigrantët e paligjshëm.

Të fundit