Flash News

E-TJERA

U kap me pistoletë pranë selisë së PS-së, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

U kap me pistoletë pranë selisë së PS-së, dënohet

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar pranë selisë së PS-së në kryeqytet me një pistoletë me fishekë në gojë, një dorezë metalike dhe mbi 100 mijë euro me vete në një çantë firmato "Gucci". Ngjarja ndodhi teksa në selinë rozë ndodhej kryeministri Edi Rama dhe eksponentë socialistë, 10 minuta para nisjes së mbledhjes së kryesisë, teksa Gjuta u pikas nga efektivët e Gardës.

Vladimir Gjuta është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi më herët është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Ndërsa u bë “i famshëm” edhe për përplasjen me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahirin.

 

Të fundit