Flash News

E-TJERA

U la në burg për 570 mijë euro mashtrim, Milena Deraj: Më kërcënuan me jetë 4 banda

U la në burg për 570 mijë euro mashtrim, Milena Deraj: Më

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Milena Derajn, ish-punonjes e bashkisë së Tiranës që mashtroi duke marrë 570 mijë euro.

Para gjykatës, Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme.

Deraj ka kërkuar mbrojtjen e familjes së saj.

“Më mbroni familjen, burrin, fëmijën, 4 banda na kërcënojnë me jetë. Mora para, por do i ktheja. Mora përsipër të heq burgimin përjetë, jo t’i jap pafajësi. Lekët do ja ktheja”, ka thënë ajo.

Milena Deraj u arrestua pasi mashtroi familjen Verracaku duke i marrë 340 mijë euro në këmbim të ndihmës që do t’i ofronte në procesin gjyqësore për Masakrën e Velipojës që ndodhi në vitin 2021.

Po ashtu, Deraj ka mashtruar edhe shoqen e saj me premtimin për të investuar në bono thesari, duke i marrë 230 mijë euro.

Të fundit