Flash News

E-TJERA

U la në burg, kontrollorja Ndreca: Nuk isha mirë, vendosa të tërheq formularin

U la në burg, kontrollorja Ndreca: Nuk isha mirë, vendosa të

Kontrollorja e trafikut ajror Flora Ndreca bashkë me Armando Fezgën dhe Muhir Mezinin janë lënë në paraburgim pas ngjarjes me kontrollorët në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se ndikuan dhe te kolegët që të pezullonin punën.  

Në dëshminë e saj, siguruar nga  News 24, është shprehur se për të punuar, duhet fizikisht dhe mendërisht të jetë në rregull.  Ajo ka deklaruar se formularin e kishte plotësuar, por nuk e kishte dorëzuar.

“Jam kontrollore e trafikut ajror që prej 2002. Më datë 6 prill kam marrë si zakonisht detyrën, por nuk isha mirë dhe vendosa të tërheq formularin. E kam plotësuar formularin, por nuk e kam dorëzuar”, është shprehur Ndreca.

Po ashtu, News 24 ka zbardhur urdhrin për largimin nga puna të Flora Ndrecës. Ajo duhet të paraqitet më datë 12 prill, në orën 10:00 për takim në zyrën e Drejtorit të Divizionit Administruarit.

Thuhet se në këtë takim ajo do të vihet në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, ku duhet të paraqesë dhe pretendimet e saj mbi këto arsye.

Të fundit