Flash News

E-TJERA

U largua nga emisioni, Shabani: Bëni transparente pagesat nga 25 mijë €, keni bindur qytetarët të mos votojnë forcat e reja

U largua nga emisioni, Shabani: Bëni transparente pagesat nga 25 mijë
Endi Shabani kur largohet nga emisioni

Përfaqësuesi i 'Nisma Thurje', Endri Shabani ka reaguar për largimin e tij nga emisoni 'Open', ku ishte i ftuar mbërmjen e kaluar. Ndërsa i kërkon ndjesë publikut, ai tregon edhe arsyen e largimit.

"Arsyeja ishte se nuk mu dha hapësira të thoja të vërtetat e mia, në mënyrë të barabartë me ata që përhapën të pavërtetat e tyre", shkruan Shabani në rrjetet sociale.

Ky i fundit thotë se donte të fliste për modelin që duhet të përfaqësojë shqiptarët në Parlament, duke krahësuar këtu kandidatin e 'Thurjes', ekonomistin Pano Soko me kreun e PSD-së, Tom Doshin. Sipas Shabanit, kjo temë moderatores Eni Vasili iu duk "moralizëm i tepruar".

"Pasi kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes, tentova të shpalosja këndvështrimin tim, i cili u konsiderua pa interes për moderatoren", shton Shabani.

Ai hedh akuza se mediat kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës, duke bidnur opinionin publik që të mos votonin për forcat e reja.

"Rasti më konkret, në 30 ditë fushatë emisioni Open nuk kanë qenë asnjë minutë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur. Në të njëjtën kohë hapësira televizive iu dha personazheve që bënin fushatë kundër çdo alternative të re në këtë vend. Prej disa muajsh ka patur një orkestër analistësh që përpiqet t’i mbushë mëndjen shqiptarëve që as të mos e mendojnë të heqin dorë nga ata që e kanë marrë vendin peng", thekson Shabani.

Ky i fundit nënvizon se partitë e reja e kanë të pamundur të fitojnë, kur kanë kundër sistemin zgjedhor, paratë e shtetit, paratë e pista, patronazhistët dhe median bashkë me analistët.

Ai kërkon të bëhet transparencë për paratë që televizionet kanë marrë, duke përmendur shifra të larta. Shabani shton se pavarësisht se janë televizione private, duhet të realizojnë rolin e tyre për edukimin e shoqërisë dhe t'iu japin hapësirë të gjithëve, pasi janë financuar me para publike.

"E para, do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive. Publiku ka nevojë ta dijë cila ka qënë reklamë e paguar dhe cila jo.

E dyta, televizionet vërtet mund të jenë private por ne iu kemi dhënë një pasuri publike, siç është liçenca kombëtare e transmetimit. Ne jemi rrethuar nga antena transmetuese dhe ri-transmetuese, pikërisht që ata të zhvillojnë biznesin e tyre për informimin e publikut. Ne si publik, do duhet 't'ia shohim hajrin' kësaj pasurie publike.

Dhe e treta, ne iu japim vazhdimisht para publike televizioneve private. Vetëm dy vite më parë iu dhamë 4 milion euro për dixhitalizimin e tyre, por ndihma ka qënë e vazhdueshme", thotë Shabani, duke theksuar se sot ekziston vetëm gara e klikimeve.

Të fundit