Flash News

E-TJERA

U mbajt disa orë në SPAK, flet gazetari Qyno: Me kërkuan burimet me forma presioni, nuk më lejuan avokat

U mbajt disa orë në SPAK, flet gazetari Qyno: Me kërkuan burimet

Gazetari Elton Qyno ka folur pasi ka dalë nga ambientet e SPAK për disa orë për shkak se i është kërkuar burimi i informacionit. 

Qyno ka denoncuar SPAK se i ka mësyrë në shtëpi, duke e kërcënuar dhe shtantazhuar për të treguar burimin dhe dorëzuar materialet e tij të punës, në lidhje me publikimin e të dhënave të disa dosjeve me interes të lartë.

Gazetari Qyno ndodhet brenda banesës së tij, por që SPAK e ka urdhëruar të mos kumunikojë me avokatin e tij dhe as me kolegët gazetarë. 

QynoRrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha , kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.

Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo.

Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e mëtejshme , nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.



Të fundit