Flash News

E-TJERA

U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë, Elton Qyno: U mbajta i mbyllur si të isha kriminel

U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë, Elton Qyno: U mbajta i

Gazetari Elton Qyno i cili mbulon ngjarjet e Prokurorisë në Ora News u mor në pyetje për rreth 8 orë më 13 dhjetor në ambientet e SPAK.

I ftuar në Report Tv, Qyno tha se materialet kishin të bënin me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë shënim se ishin ‘sekret i klasifikuar’.

Sipas tij prokuroria e cilësonte materialin si sensitiv, i cili ishte ende në hetim. Qyno tha se u mbaj i mbyllur në një dhomë me derën mbyllur si të ishte ai krimineli.

Ata donin burimin për 7-8 orë. E cilësonin si një material sensitiv që nuk kishte zbritur në gjykatë. Ishte një material bisedat e njërit të të penduarve të drejtësisë tek rasti i Plumbit të Artë. Në kushtet kur kanë krahasuar informacionin që unë kisha kanë menduar se ky informacion ishte tepër sekret dhe nga ana tjetër vepruan në atë lloj forme që vepruan.

Të më çojnë deri në atë pikë, sa të më shkojnë në shtëpi, të më kontrollojnë fizikisht, nuk mu duk normale. Kur ma bëjnë mua imagjino se çfarë mund tu bëjnë të tjerë. Ky informacion që nxora unë! U thirra për një njohje të thjeshtë dhe përfundova tek procedimi për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor.

Ndenja 7-8 orë me derën mbyllur. A thua se isha unë krimineli që kisha bërë këtë gjëmën. Ata thonin se nuk është çuar në gjykatë pasi është procedim tjetër. Nuk ke pse ta hapësh këtë histori tani sepse ne do ta hapim në një moment tjetër.’- tha Qyno.

 

Të fundit