Flash News

E-TJERA

U mor në pyetje për situatën në aeroportin e Rinasit, zbardhet dëshmia e ish-drejtorit të Aviacionit Civil

U mor në pyetje për situatën në aeroportin e Rinasit,
Petrit Sulaj

Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i cili u mor në pyetje për disa orë në lidhur me situatën e krijuar në Rinas për shkak të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve.

Ai u la i lirë mëngjesin e sotëm. Sipas "Neës24", Sulaj ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre. Komunikimet me kontrollorët ai i ka justifikuar me fakin se ka pasur njohje personale me ta.

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër braktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore.

Fluturimet në aeroportin "Nënë Tereza" u bllokuan mëngjesin e së mërkurës, pasi kontrollorët e trafikut ajror pezulluan punën për paga dhe kushte më të mira punë. Disa prej tyre janë rikthyer në punë, ndërsa tre janë në paraburgim për "shpërdorim detyre".

Të fundit