Flash News

E-TJERA

U ndje keq në çerdhe, flet babai i 2-vjeçarit: E gjeta pa jetë në spital, nuk është kuruar nga zemra

U ndje keq në çerdhe, flet babai i 2-vjeçarit: E gjeta pa

Një 2-vjeçar ndërroi jetë disa ditë më parë në Spitalin e Burrelit, pasi kishte shfaqur komplikacione shëndetësore në çerdhe.

Babai i 2-vjeçarit ka thënë në një intervistë për Report Tv, se djali i tij ka qenë shumë mirë kur është dërguar në kopësht, dhe më pas është njoftuar nga edukatorja që fëmija ishte dërguar në spital.

“Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë”, ka thënë babai.

Babai tregon sipas dëshmisë së edukatores se fëmija është çuar nga gjumi duke vjellë. Ai pranon se 2-vjeçari ka kaluar para disa ditësh temperatura, por jo që të ketë probleme me zemrën.

“Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para  tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët”, është shprehur babai i 2-vjeçarit, i cili shton se janë në pritje të ekspertizës.

Të fundit