Flash News

E-TJERA

U padit nga LSI për inceneratorët, reagon Alqi Bllako: Kam pasur zero rol vendimmarrës për dhënien e koncesioneve

U padit nga LSI për inceneratorët, reagon Alqi Bllako: Kam pasur zero

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në kohën kur dikasteri ishte nën drejtimin e Lefter Kokës asokohe, ka reaguar pas padisë që LSI depozitoi në SPAK për inceneratorët.

Për News 24, Bllako aktualisht deputet i Parisë Socialiste, shprehet se pavarësisht postit, ka pasur zero ron në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve direkt ose in direkt. Bllako shprehet se iu takon vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo përgjgegjës dhe se cilët janë.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.
Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.
Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.
Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, thekson ai.

 

Të fundit