Flash News

E-TJERA

U përfshi në aksident, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali

U përfshi në aksident, humb jetën 41-vjeçari shqiptar

Një shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Mediat vendase raportojnë se viktima 41-vjeçari Edmond Zero ndodhej në furgon së bashku me një shqiptar tjetër, kur u përplasën me një makinë Volkswagen Q5, teksa ishin duke shkuar në punë.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes, nuk mund të bëhej asgjë për Edmond Zeron.

Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit. Mbetet për t'u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin.

Të fundit