Flash News

E-TJERA

U përplas me makinë nga adoleshenti pa patentë, vdes pas 10 ditësh 35-vjeçari, baba i 3 fëmijëve

U përplas me makinë nga adoleshenti pa patentë, vdes pas 10

Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Kreshnik Bajrami, i cili më 24 gusht u përplas me makinë nga një adoleshent në Fier.

Aksidenti pranë Shkollës së Muzikës dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e rënda rezultuan fatale për 35-vjeçarin.

Barjami po kalonte rrugën në lagjen “Liri Gero” në Fier, ku u përplas nga makina, e drejtuar nga adoleshenti që nuk kishte patentë dhe po e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit pa patentë”.

Kreshnik Bajrami la as 3 fëmijë.

Të fundit