Flash News

E-TJERA

U përplas nga makina në qendër të Korçës, ndërron jetë pas disa orësh i moshuari

U përplas nga makina në qendër të Korçës,

Një i moshuar nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve që mori pasi u përplas nga një makinë sot pasdite në bulevard "Republika", në Korçë.

Muhamet Allisha, u përplas nga një makinë teksa lëvizte me bicikletë, por ka ndërruar jetë në spital.

"Sot rreth orës 16:15, në bulevard "Republika", Korçë, automjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të fundit