Flash News

E-TJERA

U pezullua nga detyra për abuzim me tendera, ish-prefekti i Kukësit paraqitet në SPAK

U pezullua nga detyra për abuzim me tendera, ish-prefekti i Kukësit

Prokuroria e Posaçme pezulloi një ditë më parë nga detyra, Granit Gjanën, i cili mbante postin e prefektit të Kukësit. Gjana është paraqitur sot në GJKKO ku do të mbahet seanca e marrjes në pyetje dhe verifikimit të kushteve të zbatimit të masës së sigurisë.

Gjana u pezullua nga detyra me akuzën e abuzimit me tenderë publikë.

Sipas hetimeve të SPAK, Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë.

Të fundit