Flash News

E-TJERA

U plagos me armë zjarri, flet ish-kreu i PS në Vaun e Dejës: 2 persona me motor me skafandër më qëlluan sa dola nga kafja

U plagos me armë zjarri, flet ish-kreu i PS në Vaun e Dejës: 2
Nikolin Huba

Zbardhet dëshmia e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, i cili u plagos mëngjesin e sotëm nga dy persona ende të paidentifikuar me armë zjarri.

Sipas Hubas, dy persona me motor me skafandër në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar sapo ka dalë nga kafeneja në Shkodër.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandër në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Une nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka deklaruar Huba.

Mësohet se Huba është rrezikut për jetën por është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

 

Të fundit