Flash News

E-TJERA

U plagos me thikë, si nisi konflikti mes autorit dhe kryebashkiakut të Divjakës

U plagos me thikë, si nisi konflikti mes autorit dhe kryebashkiakut të

Fredi Kokoneshi, kreu i Bashkisë së Divjakës, u plagos sot nga Orgers Xhelili pas një konflikti mes tyre.

Në momentin e tensioneve, i plagosur ka mbetur edhe shoferi që shoqëronte Kokoneshin, Gazmend Balluri. Mësohet se Kokoneshi kishte dalë për një inspektim në një banesë pranë bashkisë kur është konfliktuar me Xhelilin.

Autori është afruar dhe e ka fyer kryebashkiakun, për të agravuar më pas në plagosjen me thikë. Shoferi ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, për pasojë ka mbetur i plagosur.

Xhelili dhe Kokoneshi janë konfliktuar për vendin e punës së bashkëshortes së autorit.

Ajo ka qenë kryeinfermiere dhe është lëvizur më pas për të kaluar si infermiere e thjeshtë. Xhelili ka shkuar për të kërkuar llogari nga Kokoneshi se pse ja ka lëvizur bashkëshorten nga posti, por debati ka arritur deri në përdorimin e mjetit prerës.

Më herët, Orgers Xhelili ka punuar edhe si punonjës i IT në Bashkinë e Divjakës.

Të fundit