Flash News

E-TJERA

U plagos me tre plumba, ndalohet në Spitalin e Traumës, Vinçens Piroli

U plagos me tre plumba, ndalohet në Spitalin e Traumës, Vinçens

Është ndaluar në Spitalin e Traumës, Vinçens Piroli, i cili u plagosje me tre plumba teksa ishte duke ecur në “Urën e Bunës”. Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti për vrasjen e Momçillo Gjurishiç në Mal të Zi.

Piroli mori një plumb në shpatull dhe dy plumba në gjoks, teksa dyshohet që të jetë një atentat si shenjë hakmarrje, për vrasjen e një shtetasi malazez në korrik të këtij viti.

Piroli pas plagosjes, ka telefonuar një të afërmin e tij i cili e ka dërguar atë në Spitalin e Lezhës, pavarësisht se plagosja ndodhi në Shkodër. Për shkak të plagëve të marra, Vinçens Piroli u nis drejt Traumës në Tiranë.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Piroli ka deklaruar se i është drejtuar spitalit të Lezhës, pasi aty ndjehej më i sigurt.

Të fundit