Flash News

E-TJERA

U plagos në atentatin e Rinasit, “Sheqeri” i intubuar me 10 plumba, dy i ka marrë në kokë

U plagos në atentatin e Rinasit, “Sheqeri” i intubuar me 10

Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur dje në Rinas, aty ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Agjenti i Mbikëqyrjes Policore ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë. 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishte Dani, i cili bashkë me mikun e tij sapo ishin kthyer nga Barcelona. Autorët e këtij atentati mafioz, ende të paidentifikuar, dyshohet të jenë disa. Ata i pritën Danin dhe Shaljanin derisa lanë aeroportin e Rinasit.

Më pas qëlluan njëherazi nga një ‘Toyota Yaris’ në drejtim të Benzit luksoz të Danit dhe Shaljanit, mjet i një tjetër personazhi të njohur, Elvis Kosovës.

Të fundit