Flash News

E-TJERA

U plagos sot në Kuçovë/ Në 2007-ën, 45-vjeçari tentoi të vriste dy vëllezër

U plagos sot në Kuçovë/ Në 2007-ën, 45-vjeçari

Admir Bejo është 45-vjeçari që u gjet i plagosur sot në rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

Bejo nuk është një emër i panjohur për blutë. Në vitin 2007, bashkë me vëllanë e tij Ilia Bejo, kanë tentuar të vrasin dy vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.

Ngjarja ka ndodhur asokohe rreth orës 08:00 të mëngjesit kur dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit ku banonin. Në atë moment, dy autorët kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri armësh dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Ford Fiesta”.

Të plagosurit u dërguan në spital. Atentati i vëllezërve Bejo ndaj objektivave dështoi, pasi të dy shpëtuan. Asokohe një nga pistat e hetimit ishte konflikti mes palëve për një vajzë.

Të fundit