Flash News

E-TJERA

“U prefsh në paqe”, Partizani nderon Bashkim Finon me gabim drejtshkrimor

“U prefsh në paqe”, Partizani nderon Bashkim Finon me gabim

Partizani luajti dje përballë Vllaznisë në "Loro Boriçi", ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore, e cila u mbyll në një barazim "të bardhë" 0-0.

Para nisjes së sfidës, futbollistët e Partizanit u shfaqën me një bluzë në nderim të politikanit Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë më 29 mars. Fino njohej si futbolldashës dhe tifoz i “të kuqve” dhe për këtë arsye, klubi i zemrës vendosi që ta kujtonte me një fanelë që kishte të stampuar foton e tij.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte gabaimi drejtshkrimor te mesazhi në bluzë. Në vend që të shkruhej “U prehsh në paqe”, ishte shkruar “U prefsh në paqe”.

“U prefsh në paqe”, Partizani nderon Bashkim Finon me gabim“U prefsh në paqe”, Partizani nderon Bashkim Finon me gabim“U prefsh në paqe”, Partizani nderon Bashkim Finon me gabim

Të fundit