Flash News

E-TJERA

U qëllua 6 herë nga ish-punonjësi, transportohet drejt ‘Traumës’ kryebashkiaku i Divjakës

U qëllua 6 herë nga ish-punonjësi, transportohet drejt

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kokoneshi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Lushnjes dhe pasi gjendja e tij është stabilizuar është nisur drejt ‘Traumës’.

Në gjendje më kritike paraqitet shoferi i tij Gazmend Bullari.

Kokoneshi u qëllua me mjet prerës thikë 6 herë nga ish-punonjësi i Bashkisë, Orgers Xhelili, pasi ky i fundit kërkonte shpjegim për lëvizjen e bashkëshortes së tij nga posti i kryeinfermieres në infermiere të thjeshtë.

 

Të fundit