Flash News

E-TJERA

U qëllua me armë në sallën e gjyqit, vdes gjyqtari i Apelit! Të plagosur edhe 2 të tjerë

U qëllua me armë në sallën e gjyqit, vdes gjyqtari i Apelit!

Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore pasi Kalaja ka dhënë vendimin. Ai u nis drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Elvis Shkambi i cili raportohet të ketë qëlluar gjatë procesit gjyqësor për pronën. 

Sakaq bëhet me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, Ervis dhe Ragip Kurtaj (babë e bir) pala tjetër që ndodheshin në sallën e gjyqit. 

 

Të fundit