Flash News

E-TJERA

U qëllua me breshëri armësh në Greqi, 51-vjeçari kushëri i Aleksandër Sadikajt, plagosja dyshohet për hakmarrje

U qëllua me breshëri armësh në Greqi, 51-vjeçari

Andrea Kalemi është identifikuar si 51-vjeçari që u qëllua me breshëri armësh në Portin e Paxos, në Greqi. Shqiptari mbeti i plagosur nga autor ose autorë që nuk janë identifikuar ende.

Raportohet se Kalemi ndodhej në Greqi me pushime bashkë me familjen e tij, kur është qëlluar me armë.

Plagosja e Kalemit dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi emri i tij u lakua në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022, në Tiranë. Kalemi është kushëri i Aleksandër Sadikajt, i riu të cilit iu bë atentat në Sauk më 11 qershor të vitit 2022.

Kalemi bashkë me Albano Velo dhe Andrew (Ervin) Bode dhe familjarë të Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, në hotelin e Edmond Papës.

I riu kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në hotelin e Papës. Familjarët kanë deklaruar se pas atentatit dhe ekzekutimit të Sadikajt, fshihej dikush që qëndronte në hotelin e Edmond Papës.

Të fundit