Flash News

E-TJERA

U qëllua tre herë me armë, kush është shqiptari që iu bë atentat në Greqi

U qëllua tre herë me armë, kush është shqiptari që

Emil Backa është shqiptari të cilit iu bë atentat në Greqi. 43-vjeçari nga Tirana u qëllua tre herë me armë zjarri, por arriti të shpëtojë vetëm duke u plagosur.

Mësohet se Backa është një person me precedentë të mëparshëm penal në trafikun e drogës. Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë greke, Backa është goditur tre herë nga një mjet tip “Citroen”. 43-vjeçari u qëllua teksa ndodhej jashtë banesës së tij.

 

Të fundit