Flash News

E-TJERA

U rrëmbye nga gjyshja, momenti kur 3-vjeçari në Durrës takohet me nënën

U rrëmbye nga gjyshja, momenti kur 3-vjeçari në Durrës

I mituri i zhdukur prej gati një jave është bashkuar me nënën e tij. Gjyshja e cila ishte në kërkim për rrëmbimin e tij e ka dorëzuar pak më herët në Porkurorinë e Durrësit. 

Pas dorëzimit të Barie Gjunit, policia bën me dije se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë nënës së tij. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Të fundit