Flash News

E-TJERA

KPA e shkarkoi nga detyra, kush është Elisabeta Imeraj, prokurorja ‘e hekurt’ që hetoi Shullazin, Tahirin dhe Orest Sotën

KPA e shkarkoi nga detyra, kush është Elisabeta Imeraj, prokurorja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ajo ishte konfirmuar më herët në Shkallën e Parë, por me sugjerim te ONM vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Gjatë procesit në Shkallën e Dytë, Imeraj kërkoi konfirmim në detyrë, megjithatë trupa e Kolegjit të Apelimit gjeti probleme në pasurinë e saj, duke vendosur sot shkarkimin nga detyra.

Por, kush është Elizabeta Imeraj?

Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të mëdha, hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Ajo thirri per here te pare ne prokurori, pas ngjarjeve te 8 Janarit, ish kryeministrin Sali Berisha.

Vetingu i prokurores Imeraj ka qene i debatuar, ku vete Imeraj pretendon situata jo ligjore ne procesin e saj.
Qe nga intimidimi deri tek aktet e falsifikuara, apo dhe denoncimet anonime jane pasqyruar nga Imeraj per disa ore me radhe ne Kolegjin e Posacem e Apelimit.

Dosjet e bujshme që ka hetuar

Elisabeta Imeraj ka hetuar çështje të rëndësishme, si dosja Shullazi apo edhe dosja e 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm të cilët u dënuan maksimalisht nga drejtësia shqiptare vjen në krye prokurorisë së Tiranës. 

Imeraj, nëna e dy fëmijëve, është diplomuar për drejtësi në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë e më pas ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004. Imeraj ka nisur punë si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004 e më pas është emëruar në prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

Imeraj u bë e njohur për publikun shqiptar në tetorin e 2017-ës, pas nisjes së hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahiri. Imeraj debatoi në Këshillin e Mandateve me Tahirin, për të cilin prokurorja Imeraj kërkonte heqjen e imunitetit e për të proceduar me arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me prokurorët Valdimir Mara dhe Besim Hajdarmataj, Imeraj ishte pjesë e këtij grupi hetimor. Përveç dosjes Tahiri, Imeraj hetoi edhe çështjen e biznesmenit Orest Sota, i cili u ndalua pasi udhëtonte me 863 mijë euro në makinë, para që sipas prokurorisë nuk justifikoheshin dhe kishin si adresë ish-ministrin Saimir Tahiri.

Të fundit