Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
U shkarkua nga Kuvendi, reagon Meta: Një pasdite të qeshur me këtë thënie frymëzuese
Pas shkarkimit me 104 vota pro nga Kuvendi, ka ardhur reagimi i parë dhe nga ana e presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka publikuar videon e gafës së sotme në Kuvend të deputetit Selami Jenisheri, i cili tha se "Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.".
Me ironi, për të treguar se kush ka votuar pro shkarkimit të tij, Meta iu uron ndjekësve të tij një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur.
"Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!" shkruan Meta.
Kuvendi ka miratuar sot me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës. 7 deputë kanë votuar kundër, ndërsa 3 ligjvënës kanë abstenuar. Në votim kanë marrë pjesë 114 deputetë, ndërsa 7 të tjerë nuk kanë qenë të pranishëm.
Kështu, Meta bëhet sot presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra në historinë e shtetit shqiptar. Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.