Flash News

E-TJERA

U shkatërroi operacionin, kapet i shumëkërkuari që u iku nga duart forcave RENEA

U shkatërroi operacionin, kapet i shumëkërkuari që u iku nga

Është kapur drejtuesi i mjetit tip Benz, që i iku forcave RENEA gjatë operacionit anti-drogë, që dështoi sot pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë.

Pas ndjekjes, policia ka mundur ta kapë dhe ta arrestojë personin e shumëkërkuar që drejtonte mjetin luksoz me xhama të zinj, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Pas dështimit të ndërhyrjes dhe arratisjes së objektivit, forcat e policisë iu sulën gazetarëve të ‘News 24’ që po filmonin në atë moment operacionin, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane njofton se në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarin në rastin e operacionit policor anti-drogë.

 


 

Të fundit