Flash News

E-TJERA

U shpall në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit, Demirazi iu dorëzohet autoriteteve greke

U shpall në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit, Demirazi iu
Në foto/ Roxher Demirazi

I shpallur në kërkim nga Greqia për vrasje, 20-vjeçari Roxhers Demirazi pës vetëdorëzimit në Policinë e Korçës, i është dorëzuar autoriteteve greke.

Prej më shumë se 8 orësh në komisariat, Demirazi ka kërkuar t’iu dorëzohet autoriteteve në Greqi. Mësohet se 20 vjeçari është dorëzuar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës.

Demirazi u shpall në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçari Alkis Kampanos në Selanik. Pak para shpalljes në kërkim, Roxhers Demirazi u arratis drejt vendit tonë.

Paraditen e sotme, Demirazi ëhstë vetëdorëzuar në Policinë e Korçës me dëshirë, duke u shprehur se do të tregonte të vërtetën. Lajmin e konfirmoi edhe avokatja greke e 20 vjeçarit.

Të fundit