Flash News

E-TJERA

U shpall në kërkim për pastrim parash, reagon Rezart Taçi: S'ka prova, do e ankimoj vendimin

U shpall në kërkim për pastrim parash, reagon Rezart Taçi:

Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar për herë të parë pas urdhër-arrestit që i është prerë nga SPAK, si i akuzuar i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që të implikojnë atë në këtë skemë të jashtëligjshme.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, tha Taçi për 'Albanian Post'.

Gjithashtu ka mohuar se e njeh biznesmenin italian Francesco Zummo. Taçi u shpreh se vetë nuk ndodhej në Shqipëri, por avokatët e tij do ta ankimonin vendimin.

 

Të fundit