Flash News

E-TJERA

U sugjerua si rrugë alternative, kaos në aksin Maliq–Moglicë, trajleri i ngecur bllokon qindra mjete

U sugjerua si rrugë alternative, kaos në aksin

Qarkullimi në aksin Maliq–Moglicë është ndërprerë pas një rradhe të gjatë automjetesh, ndërsa policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit.

Problemet u intensifikuan në Lozhan, ku një trajler ka ngecur dhe qarkullimi kryhet vetëm me një korsi, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme.

Drejtuesit e mjeteve, përfshirë familjarë me fëmijë, kanë ndalur automjetet e tyre duke pritur që trajleri të hiqet dhe trafiku të rifillojë normalisht. Deri tani, janë bllokuar qindra automjete që udhëtojnë drejt Tiranës, duke krijuar tension dhe shqetësim në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po koordinon hapjen e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Të fundit