Flash News

E-TJERA

Kandidonte për Alibeajn, Sabah Sheta flet pas tërheqjes: Sakrifikova veten dhe mundin për demokratët

Kandidonte për Alibeajn, Sabah Sheta flet pas tërheqjes: Sakrifikova

Sabah Sheta është kandidati i gjashtë i Enkelejd Alibeajt që dorëhiqet nga gara e 14 majit.

Në një prononcim për Fax News, Sheta tha se ka sakrifikuar veten e tij për partinë dhe demokratët të cilët e kanë mbështetur me vite.

Ai u shpreh se Kruja është një qytet që do të mposhtë PS dhe Rilindjen.

“Nga krahu tjetër nuk kam parë asnjëherë bashkim. Isha i detyruar që të mbështesin kandidatin e primareve që ne të fitojmë. Sakrifikova veten time, mundin e gjithë ketyre viteve për këto demokratë. Më kanë mbështetur dhe e kanë pritur shumë keq por unë jam ulur me cdo njeri kokë më kokë dhe kam folur për të mirën e PD, që të jemi forcë fituese.

Kruja është qyetet antikomunist, Kruja do e tregojë veten që të mposhtë PS, Rilindja që nuk ka lënë gjë pa bërë në Krujë”, ka thënë Sheta.

 

Të fundit