Flash News

E-TJERA

U sulmuan me shkopinj bejsbolli, habit avokati: Dhuna e ushtruar nga Rrajat ndaj fisit Maja nuk ishte barbare

U sulmuan me shkopinj bejsbolli, habit avokati: Dhuna e ushtruar nga Rrajat ndaj

Avokati Saimir Vishaj ka habitur me deklaratën e tij teksa ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj fisit Maja nga fisi Rraja në Krujë me shkopinj bejsbolli dhe të kanosur me pistoletë te koka.

Në një intervistë në Euronews Albania, ai thotë se dhuna e ushtruar nuk ishte dhunë barbare siç e cilësojnë.

Ndërkohë në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin, Jashar Maja një nga të dëmtuarit e ngjarjes tha se nuk e kupton nga rrjedhin këto institucione, duke përfshirë këtu dhe mjekun ligjor i cili ka përcaktuar se dëmtimet i bënin Bujar dhe Jashar Majën të paaftë për punë për 9 ditë, por nuk i shkaktonin rrezik për jetën.

Rrjedhimisht anëtarët e fisit Rraja akuzohen për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje, por jo plagosje të rëndë siç u përcaktua fillimisht.

 

 

Të fundit