Flash News

E-TJERA

U vodhi para shqiptarëve nga mashtrimet kompjuterike, arrestohet 24-vjeçarja nga Tirana

U vodhi para shqiptarëve nga mashtrimet kompjuterike, arrestohet

Një 24 vjeçare me iniciale A. H është vënë në pranga të policisë pasi mashtroi shqiptarët duke përfituar para nga ata të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar fëmijë të mitur me probleme shëndetësore.

Policia njofton se 24 vjeçarja dhe 2 persona të tjerë në kërkim vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Operacioni u realizua nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

"Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal", njofton policia,  duke shtuar se këta shtetas, për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Të fundit