Flash News

E-TJERA

U vra në atentat, ‘i forti’ Ardian Subashi përplasi për vdekje marangozin me ‘Land Rover' 4 vjet më parë

U vra në atentat, ‘i forti’ Ardian Subashi përplasi
Foto e aksidentit, 30 mars 2017

Ardian Subashi Çollaku është një nga viktimat që u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në Elbasan, bashkë me Lulzim Bitrin.

Të dy viktimat njiheshin për të shkuarën e tyre të errët dhe ishin të skeduar si persona me precedentë penalë.

Katër vite më parë, Çollaku përplasi me makinën e tij ‘Land Rover’ një marangoz, Ardian Rika 35 vjeç i cili ishte duke u kthyer nga puna me biçikletë.

Në atë kohë, Çollaku sapo kishte dalë nga burgu ndërsa kishte qenë i dënuar në Itali. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.

Në aksident, ai ka goditur edhe dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale.

 

Të fundit