Flash News

E-TJERA

U vra në atentat, rrëfen babai i policit të FNSH: Nuk kemi hasmëri, dyshojmë për konflikte të punës

U vra në atentat, rrëfen babai i policit të FNSH: Nuk kemi

Martin Prela, babai i Xhuljo Prelës, 26-vjeç i cili u vra në një atentat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit ka rrëfyer si familja e tij nuk ishte në hasmëri dhe se i biri nuk kishte konflikte.

Në një rrëfim për ‘news 24’, i ati i viktimës tregon se Xhulio kishte lëvizur natën me makinë për të pritur një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe për ta shoqëruar në Shkodër. Gjatë kthimit për në Tiranë, ai është qëlluar me tre plumba nga një tjetër makinë në ecje dhe njëri prej tyre e ka kapur në gjoks duke i shkaktuar vdekjen në aksin Milot-Lezhë.

“Dje një miku jonë vinte nga jashtë dhe do ta shoqëronte deri në Shkodër pasi rregullat e pandemisë nuk e lejonin të lëvizte ndaj shkoi djali ta marrë.

Djali ka qenë normal, ka vazhduar mësimin online. Nuk kemi probleme personale me askënd. Vetëm po ti ketë krijuar përmes punës, pasi ka 5 vjet në polici.

Në Lezhë ka pasë një konflikt të vogël në Lezhë dhe kërkoi vetë të largohet me repartet e FNSH në Shkodër, por kjo ka ndodhur para më shumë se dy vitesh. Problemi ishte i natyrës së punës, nuk ma do mendja. se ka lidhje me atë ngjarje.

Po të jetë  problem nga puna, i bie të ketë ardhur nga bota e krimit, që do të thotë se është sinjal i keq edhe për kolegët e tij. Kjo është shumë e rëndë”, u shpreh babai i 26-v”, u shpreh babai i 26-vjeçarit.  

Të fundit